‘Topi është në fushën tënde’, Dash Shehi: Basha do e mbyllë sot marrëveshjen për Zgjedhoren

Aleati i kryedemokratit Lulzim Basha, Dash Shehi, thotë se kreu i PD do ta mbyllë sot marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.
Duke iu referuar deklaratës së diplomates së SHBA Yuri Kim për Bashën, Shehi tha se Basha do e mbyllë sot marrëveshjen por këto ndryshime sipas tij nuk zgjidhin gjë.
“Besoj se Basha e mbyll sot. Por unë nuk gjykoj që kjo gjë zgjidh gjë. Pasi të jenë bërë zgjedhjet gjykoj që Shqipëria të bëjë një reformë më të zgjeruar. Brenda këtij shteti që jemi reforma është e papranueshme.
Në njëfarë mënyrë këto që janë bërë vlejnë për ta ruajtur votën. Gjykoj që ka edhe 1 mijë gjëra të tjera për tu bërë. Por them se diçka përmirëson”, kreu i LZHK Dash Shehi, në Abc News.