“Tradhtarët e opozitës”, Murrizi zbulon lëvizjen e radhës për Kushtetutën

Dy deputetët Artur Roshi dhe Besnik Troplini deklaruan tërheqjen nga nisma për ndryshimin e Kushtetutës, ku thelbi i saj është  ndryshimi i sistemit zgjedhor, kalimin nga listat e të mbyllura te ato të hapurat.

Kjo lëvizje e Roshit dhe e Troplinit mund të cilësohet edhe si një përpjekje për të delegjitemuar nismën e firmosur nga 29 deputetët e opozitës parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës.

Madje mund të shtrojë tezën se nisma duhet të paraqitet nga e para, pasi për ndryshimin e Kushtetutës duhet të jetë nënshkruar nga 1/5-ta e  deputetëve të Kuvendit. Me largimin e dy prej 29 deputetëve, aktualisht nisma e Murrizit dhe e deputetëve të tjera bëhet automatikisht e pavlefshme. Kjo pasi duhen të paktën 28 firmat e deputetëve për të vënë në lëvizje Parlamentin.

Neni 177, pika 1 e Kushtetutës parashikon që “Nisma për rishikimin e Kushtetutës mund të ndërmerret nga jo më pak se një e pesta e anëtarëve të Kuvendit”. Pra automatikisht nisma mund të cilësohet e rrëzuar dhe mbetet e ngrirë.

Në lidhje me këtë situatë të re, Gazeta “Shqip” kontaktoi me Myslim Murrizin, një ndër nismëtarët kryesorë për ndryshimin e Kushtetutës. “Arsyet e tërheqjes i dinë vetë deputetët, mund t’i pyesni ata vetë. Unë i qëndroj fort madje hapjes së listave dhe shpresoj se do t’ia arrij këtij qëllimi”, deklaroi kryetari i grupit parlamentar “Demokrat”.

Murrizi në reagimin e tij zbulon se nisma e opozitës nuk mund të cilësohet e rrëzuar, me largimin e dy deputetëve firmëtarë, pasi së shpejti do të ketë një lëvizje të re. Bëhet fjalë për shtimin e numrit të deputetëve firmëtarë, duke bërë të mundur kështu arritjen e kushtit prej 1/5 të përfaqësuesve të Parlamentit për ndryshimin e Kushtetutës.  “Po do të ketë, edhe të tjerë që do ta firmosin nismën’, theksoi Murrizi për “Shqip”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT