Tre vjet më parë/ “Fake news” që tronditi politikën, ja si është pasqyruar në mediat shqiptare (FOTO)

Mediat italiane publikuan ditën e sotme hetimet e drejtësisë fqinje lidhur me skandalin e fushatës denigruese të ndërmarrë nga këshilltari i presidentit, Ilir Kulla, për të goditur kryeministrin Edi Rama.
Në vitin 2017, kjo fushatë u ndihmua edhe nga media të ndryshme, të cilat u përpoqën të përcillnin “fake news-et” e fabrikuara për mijëra kontenierë me mbetje të rrezikshme në Shqipëri.
Edhe pse shumica e shkrimeve janë fshirë pas publikimit të skandalit, pas një kërkimi në motorin e kërkimit “Google” mundëm të gjejmë disa prej tyre.
Këto media asokohe i bënë jehonë të jashtëzakonshme këtyre lajmeve të rreme pa kryer asnjë verikim paraprak mbi besueshmërinë e burimit të tij. Ndërkohë, sipas përgjimeve nga prokuroria italiane rezulton që ishin thjesht disa lajme të fabrikuara nga një ëebfaqe anonime e krijuar posacërisht për shpërndarjen e “fake neës”.
Tre vjet më parë të gjitha faqet e shtypit përcollën lajmin se në Shqipëri kishin mbërritur 1300 kontenierë me plehra nga Italia në Shqipëri. Ky lajm tronditi politikën shqiptare të asaj kohe dhe pas kaq kohësh nga hetimet rezultoi një fake neës.
Fushata denigruese e Qeverisë “Rama” nisi në muajin mars, pikërisht atëherë kur politika ziente dhe nuk kishte një marrëveshje paralelektorale me Edi Ramës dhe Ilir Metës për zgjedhjet e pritshme parlamentare të qershorit 2017. Më poshtë po përcjellim disa nga lajmet e përcjella në atë hark kohor.