Turistët i rikthehen Korçës, e diela gumëzhin nga qytetarët, harrojnë distancimin social të koronavirusit (FOTO)
Turistët rikthehen në qytetin e Korçës pas një periudhe të gjatë qetësie për shkak të Covid 19.
Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë vendosur që fundjavën ta kalojnë në një prej zonave më turistike dhe më të frekuentuara gjatë verës.
Më së shumti ata janë drejtuar drejt Dardhës dhe Voskopojës.
Koronavirusi duket se është harruar tashmë nga qytetarët të cilët kanë nisur një jetë normale, larg distancës sociale dhe masave mbrojtëse të disa muajve më përpara.
Pritet që sezoni turistik këtë verë të ketë pak gjallëri pas lirimit të masave shtrënguese për Covid.