U dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, nis puna për ringritjen e Kullës C në Kalanë e Durrës

Ministrja e Kulturës Elva Margariti lajmëron se ka nisur puna për ringritjen e Kullës C në Kalanë e Durrësit, e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Ka nisur puna për ringritjen e Kullës C, në Durrës, e dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Një financim i Qeverisë Suedeze, që na ndihmoi në ditë të vështira. Bashkë me profesorët e nderuar Pirro Thomo e Gjerak Karaiskaj ishim sot pranë objektit, ku qytetërime, ngjarje historike e fatkeqësi natyrore kanë lënë gjurmët e tyre”, shkruan ministrja Margariti.

Kulla C është një nga kullat fortifikuese të të Kalasë së Durrësit. Kalaja është e lashtë sa vetë qyteti i Durrësit. Gjatë shekujve ajo është prishur dhe rindërtuar disa herë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT