“UÇK-ja është luftë për liri”, Majko: Jam në krah të Hashimit dhe Kadriut

Ministri i Shtetit për Diasporën i cili dhe ish-kryeministër në kohën e luftës së Kosovës, Pandeli Majko ka reguar sot në lidhje me padinë e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës kundër Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Majko shprehet se është në krah tyre dhe se UÇK është lufta për liri.

“Drejtësia e Gjykatës së Hagës ka ngritur akuza ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaci dhe Kadri Veseli”, shprehet ai.

Majko theksoi se “UÇK-ja është luftë për liri! Lufta për liri është “shkelje e ligjit”. Është ligji i agresorit mbi viktimën. Kështu ka qenë dhe do të jetë! Jam në krah të Hashimit dhe Kadriut”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT