Ulet numri i të infektuarve me koronavirus, ja sa raste u regjistruan në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 50 raste të reja me koronavirus. Bilanci është rënduar shumë së fundmi në vendin tonë, duke e çuar numrin e viktimave si pasojë e Covid në 42. Një ditë më parë u regjistruan 66 të infektuar me koronavirus.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 330 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive. Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 1114 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë”, njofton Ministria.