Vazhdon emergjenca mjedisore në Durrës, rrugët të mbushura me mbeturina (FOTO)

Grumbujt të tërë mbetjesh në rrugët e qytetit. Kjo është pamja që ofron sot Durrësit, në prag të sezonit turistik.

Në disa foto të siguruara shihen mbetjet e derdhura në tokë, teksa kazanët janë të tejmbushur.

Bashkia ka vendosur të heqë mbetjet urbane nga rrugët e Durrësit dhe ato po depozitohen në Manëz.

Mirëpo, kjo ka shkaktuar reagimin e banorëve të zonës, të cilët protestojnë kundër kësaj vendimmarrje të njëanshme që ndot mjedisin duke u kthyer në një bombë ekologjike për ta dhe tokat e mbjella.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT