Venecia i rrëzon qeverisë ligjin Antishpifje, pikat e raportit dhe nenet që duhet të ndryshohen

Komisioni i Venecias ka publikuar opinionin final lidhur me paketën anti-shpifje në Shqipëri. “Si në shumë vende të tjera, media online po rritet me shpejtësi në tregun e mediave në Shqipëri. Deri  vonë, ajo rregullohej me dispozitat e përgjithshme të ligjit civil e penal, ligjit për shpifje, gjuhës së urrejtjes etj.

Sipas mendimit të propozuesve të propozuesve të reformës, këto mjete ligjore ishin joefektive. Kjo çonte në sjellje të papërgjegjshme të mediave: përhapja e thashethemeve lënduese, sulmeve shpifëse ndaj personave publikë etj.

Qeveria prezantoi atë që quhet “paketa anti-shpifje” e cila do të zgjerojë kompetencën e Autoritetit të Mediave Shqiptare (AMA) duke i dhënë këtij autoriteti kompetenca të reja administrative në këtë fushë.

Draft-amendimet u bënë subject i konsultimeve publike dhe iu nënshtruan ndryshimeve në përjgigje të kritikës së shprehur nga partnerët e brendshëm dhe ndërkombëtarë të Shqipërisë.

Komisioni i Venecias pranon përpjekjet e autoriteteve shqiptare për të qenë transparente, për t’iu përgjigjur kritikave dhe për të përmirësuar projekt-ndryshimet.

Autoritetet shqiptare treguan se ishin të hapur për dialog dhe shfaqën shqetësimin e tyre për ruajtjen e fjalës së lirë në vend. Pra është diçka që duhet të realizohet falë praktikave gjyqësore të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut,” shkruhet në raport.

Në konkluzion final të raportit të siguruar nga Gazeta “Shqip” kërkohet edhe rishikimi i përbërjes së Autoritetit të Medias Audiovizuale

Pika 70- Kështu, do të jetë e dobishme të rishikoni metodën e zgjedhjes së AMA dhe anëtarët e KQ, në mënyrë që të sigurohen që këto organe të kenë një përbërje pluraliste, të jenë të përbërë nga individë të kualifikuar, të përfaqësojnë komunitetin e mediave dhe të gëzojnë një autonomi të besueshme nga qeveria dhe kontrolli i korporatës. Komisioni i Venecias, ndërsa vlerëson se një reformë gjithëpërfshirëse e AMA-së që rrit pavarësinë dhe profesionalizmin e saj mund të jetë një përpjekje politike sfiduese, këshillon kundër zgjatjes së mandatit të AMA në fushën e mediave online, pa një forcim përkatës të pavarësisë dhe profesionalizmit të saj. Teksti aktual i projekt-ndryshimeve, përveç nëse rishikohet thellë, mbart me vete një potencial të konsiderueshëm për të bërë më shumë dëm sesa të mirë për lirinë e shprehjes në Shqipëri, për aq sa bëhet fjalë për median online.

Në pikën 71 të konkluzioneve të Komisionit të Venecias shkruhet:

Kështu do të jetë e dobishme të rishikoni metodën e zgjedhjes së AMA, për të siguruar që këto organe të kenë një përbërje pluraliste, me njerëz të kualifikuar që përfaqësojnë komunitetin e mediave dhe gëzojnë një autonomi të besueshme nga qeveria. Komisioni i Venecias ndërsa vlerësoi reformën gjithëpërfshirëse të AMA-s, për të rritur pavarësinë dhe profesionalizmin e saj, gjë që mund të jetë politikisht sfiduese. Por Komisioni është kundër zgjatjes së mandatit të AMA-s në fushën e mediave online pa pasur një gjykim të pavarur dhe profesional. Drafti aktual, nëse nuk rishikohet me thellësi, mbart një potencial domethënës për të shkaktuar më shumë dëm se sa është në të mirë të lirisë së shprehjes në Shqipëri.

Raporti i Venecias erdhi pas kërkesës së Asamblesë së Këshillit të Europës, ky organizëm e kontestonte një ligj të tillë.

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT