Video/ Aktakuzat, Thaçi mbërrin me charter në Tiranë, paralajmëron hapin e radhës
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sapo mbërritur me avion charter në Tiranë.
Sipas Top Channel, Thaçi është kthyer nga Viena ku qëndroi disa ditë pasi ndaj tij u ngrit akuza për vrasjen e mbi 100 personave shqiptarë, serbë, romë dhe kundërshtarë politikë.
Hashim Thaçi tre ditë më parë ishte nisur drejt Shteteve te Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në takimin që ishte planifikuar atje së bashku me Presidentin serb Vuçiç.
Por ndërsa ndodhej në avion në rrugën nga Tirana në Vienë ndaj Thaçit është ngritur akuza nga prokurorët e Hagës. Kjo e detyroi Presidentin që të ndërpriste udhëtimin dhe të vendoste kthimin në Kosovë, por vetëm pas tre ditësh ai mbërriti në Tiranë për të udhëtuar më pas drejt Kosovës.
Mësohet se Thaçi nuk ka bërë asnjë ndalesë për t’u takuar me krerët e shtetit shqiptar, por se mësohet i është drejtuar direkt Prishtinës ku pritet të mbajë konferencë për median, duke shpallur dhe qëndrimet në lidhje me akzuat.
Pak më herët mbërritjes në Tiranë ai pati një reagim të shkurtër kur tha se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet, si dhe paralajmëroi mbërritjen në Tiranë.
“Motra dhe vëllezër, Miq të dashur, Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund”, shprehet Thaçi.