VIDEO/ Imami i njohur: Futja e edukatës seksuale në shkolla prodhoi përdhunimet, futni lëndët fetare!

Rastet e abuzimit me të mitur në vendin tonë kanë tronditur ditët e fundit opinionin publik, ndërsa risollën edhe një herë në vëmendje një plagë të rëndë dhe të dhimbshme të shoqërisë shqiptare.

Por, në një ligjërim para besimtarëve, imami i njohur, Ahmet Kalaja, imam në xhaminë Dine Hoxha, e ka drejtuar gishtin nga edukata seksuale e cila është futur në disa kurrikula të shkollave, dhe thotë se futja e saj në shkolla prodhoi këto ngacmime seksuale.

Kalaja, në ligjërimin e tij, bën thirrje për futjen e lëndëve fetare në kurrikulat e shkollave, pasi sipas tij vetëm me islam njeriu do të shmanget nga këto vepra.

“Ne gjithmonë e kemi thënë, edukata fetare duhet të futet në kurrikulën arsimore, sepse edukata seksuale ka kohë që është futur dhe ja ­farë prodhon. Nëse ne themi se islami ndalon imoralitetin dhe zinanë (marrëdhëniet jashtë martese) dhe dënimin më të kobshëm në islam e ka zinaja, dhe imoraliteti, na thoshin, po çfarë flisni ju, si i diskuton këto tema? E kur ndodh njeriu e kupton largpamësinë dhe madhështinë e kësaj feje. Protesta për moralin duhet të nisë nga shtëpitë tona, nga familjet tona, duke i edukuar me frymën e dashurisë për zotin dhe për botën tjetër” -ka thënë Kalaja ndër të tjera./ I.M-Dritare.net

Deklaraten e gjeni nga minuta 19:57

Back to top button
LAJMET E FUNDIT