Video/ “Ju uroj të dielë të paqtë”, Rama poston pamjet magjepsëse nga …

Kryeministri Edi Rama ndau këtë mëngjes pamje nga bukuritë magjepsëse të Syrit të Kaltër. “Mirëmëngjes dhe me këtë peizazh nga Syri i Kaltër, ju uroj të dielë të paqtë”, u shpreh kryeministri Rama.

Syri i Kaltër është një burim uji, dukuri natyrore dhe vend turistik i shpallur monument i natyrës, që ndodhet në fshatin Muzinë të Rrethit e Delvinës, pranë rrugës nacionale Delvinë – Gjirokastër, në jug të Shqipërisë.

Prej ditësh kryeministri ka nisur të promovojë zona të ndryshme në Shqipëri për nisjen e sezonit turistik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT