VIDEO/ Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Shqiptar bën mundje në lokal, ish-deputeti bën arbitrin

Përplasja mes maxhorancës dhe presidentit për kreun e ri të KLSH-së, ka bërë që në këtë detyrë të qëndrojë përtej mandatit, Bujar Leskaj.

Po, siç duket, sherri presidencë-qeveri e ka “mërzitur” edhe vetë Leskajn, i cili së fundmi ka vendosur të relaksohet me shokët e tij, nën avujt e alkoolit.

Siç mund ta shihni edhe në këtë video të siguruar nga Gazeta SHQIP, kryetari në detyrë i KLSH-së ka hequr “kostumin” e zyrtarit për të bërë mundje më një shok të tij.

Ajo që bie në sy është se rolin e arbitrit e ka mbajtur një tjetër ish-deputet i Partisë Demokratike, Sali Shehu, ndërsa shokët e tjerë bëjnë tifo.

Në raundin e parë, duke qenë se edhe “këmbët i dridhen” nga alkooli, Leskaj përfundon i shtrirë në dyshemenë e lokalit. Kryetari në detyrë i KLSH mbledh forcat për një përballje tjetër, por sërish përfundon në pllaka.

Prej dy vitesh posti i kreut të KLSH është vakant, pasi Leskajt i ka mbaruar mandati. Presidenti Ilir Meta ka nisur 4 kandidatura për miratim, 3 prej të cilave janë refuzuar nga parlamenti.

Së fundmi, presidenti Ilir Meta i ka propozuar Parlamentit, emrin e Arben Shehut në postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë Shtetit. I propozuari në këtë post vjen nga bota akademike dhe ka eksperiencë në fushën e jurispridencës.

Nuk dihet nëse Shehu do marrë miratimin e parlamentit, por mund të themi se Leskaj nuk po e mbyll në mënyrë dinjitoze detyrën.

I degraduar komplet nga alkooli, një gjest jo i hijshëm për një zyrtar kaq të rëndësishëm të shtetit shqiptar, dhe me kanatjere, Leskaj shihet teksa “përleshet” brenda një lokali, ku nuk mungojnë as fjalët e pista.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT