Vulaj: Nëse Europa merr drejtimin e dialogut, çështja e Kosovës do të zvarritet gjatë

Ish-drejtuesi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në SHBA, Martin Vulaj shprehet se procesi i dialogut të Kosovës do të zvarritet gjatë nëse atë e merr në dorë Europa.

“Nëse na ik ky shans dhe kthehet çështja te Europa do të zgjasë për një periudhë të gjatë. Berisha ka pasur një shprehje Albanofobia, edhe unë besoj se kjo ekziston në Europë. E kemi parë çfarë ka bërë me Turqinë që e ka zvarritur për një kohë të gjatë”, ka thënë ndër të tjera Vulaj për Ora Neës.

Më tej, ai ka zbuluar detaje nga takimi me Grenell, duke thënë se Ambasadori kishte pritur deri në fund që pala kosovare do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë pavarësisht aktakuzave nga Haga.

“Grenell ishte i zhgënjyer me anulimin e takimit, priti që ndoshta pala kosovare mund të vinte pavarësisht asaj që ndodhi. E ka kuptuar që ishte një goditje dramatike për vendin, e ka parë jo rastësi që ka ndodhur tre ditë para takimit që ishte thirrur. Kishte edhe një frikë që Amerika mund të tërheqë vëmendjen nga Kosova, pasi është një përpjekje për të zgjidhur situatën mes Kosovës dhe Serbisë.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT