HISTORIKE! Exit-Poll: Shqiptarët bëhen me 4 deputetë në parlamentin e Serbisë

Sipas Exit Poll-eve të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, shqiptarët do të kenë 4 deputetë në parlamentin serb. Alternativa Demokratike Shqiptare ka fituar 4 vende sipas rezultateve paraprake.

Shqiptarët garuan në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 21 qershorit pasi u arrit konsensusi politik mes partive në Luginë të Preshevës dhe Medvegjë.

Rezultati u arrit përkundër faktit që disa shqiptarë të Luginës nuk u lejuan të votojnë, raportojnë mediat.

Në përgjithësi, Partia e Aleksandar Vuciç, SNS ka fituar 62.5% të votave dhe ka arritur një fitore bindëse në zgjedhje. Parashihet që SNS të kenë 180 ulëse.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT