Zgjedhjet më 9 maj? Meta flet për dekretin dhe “bërrylat” me Ramën: I gatshëm për t’iu përgjigjur çdo ftese

Kreu i shtetit Ilir Meta i bëri thirrje partive politike që të miratojnë sa më shpejt reformën zgjedhore, sipas paktit të arritur më 5 qershor. I pyetur nëse do të kishte ndonjë iniciativë për bindur partitë politike për të siguruar 84 votat, presidenti u shpreh se “nuk jam më kryetar i Kuvendit prej tre vitesh”.

“Dua të vlerësoj dakordësimin e fundit të këshillit politik për reformën zgjedhore jo si marrëveshje që zgjidhi gjithçka, por hapi i mjaftueshëm për të vijuar të ecet në rrugën e dakordësimit për zgjedhje të lira dhe të ndershme për të rivendosur legjitimitetin e institucioneve, por edhe sikur e kërkojnë edhe kushtet e BE-së që janë shumë të qarta në këtë drejtim. Cilësia e zgjedhjeve është kryesore, po të ishte për datën për mua duhet të ishte dje për legjitimitetin e institucioneve”, tha presidenti.

Meta u pyet edhe për propozimin e hedhur nga PS-ja që zgjedhjet të mbahen në 9 maj të vitit të ardhshëm, por për vetë, dekretin mund të nxirrte edhe më herët.

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, Meta thotë se nuk zgjidhi gjithçka, por ishte një hap për të vijuar rrugën e dakordësimit mes palëve. “Dita e sotme në këshillin kombëtar të integrimit ishte mjaft e rëndësishme për detyrat e mëdha që duhet të përmbushim sepse metodologjia e re e zgjerimit pas propozimeve të Francës mund të sjellë edhe kthim pas të procesit dhe arritjeve.

“Po të ishte për datën e zgjedhjeve, ju e dini që data do ishte dje për mua, në kuptimin e rëndësisë dhe legjitimitetit të plotë të institucioneve në vend. Por mbetet ende shumë punë përpara për të treguar përgjegjshmëri me këtë proces që po monitorohet në mënyrë mjaft ngushtë nga të gjitha vendet anëtare”, deklaroi Meta.

Përballja me kryeministrin Rama, ulja në një tryezë ishte pas një konflikti të hapur mes tyre, e deri kur mes tyre pati akuza për tentativa për grusht shteti. Ditën e sotme u vërejt takim miqësor mes tyre dhe pse dy shtetarët nuk patën mundësi të shtrëngonin duart mes tyre, por ishin të buzëqeshur dhe patën takim me bërryla.

Pyetjes nëse Meta e ka falur Ramën për grushtin e shtetit, presidenti pati një përgjigje më të moderuar. “Ishim për çështjet e integrimit dhe ju e dini që për këtë çështje kam qenë dhe do të jem për t’iu përgjigjur çdo ftese si e sotmja që Shqipëria të mos humbasë kohën e shpërdoruar në këto dy dekada. Sot jemi në një situatë jo shumë pozitive dhe mjaft qytetarë kanë humbur besimin te standardet e vendit tonë prandaj na duhet të rifitojmë një shpejtësi të re”, theksoi presidenti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT