Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti sulmon LSDM dhe VMRO pasi mohuan propozimin për kryeministër shqiptar

BDI e Ali Ahmetit ka sulmuar dy partitë maqedonase, LSDM dhe VMRO, pasi këto të fundit kanë mohuar propozimin e tij për kryeministër shqiptar.

Kjo kërkesë është shpalosur në prag të zgjedhjeve të 15 korrikut nga partia e Ahmetit. BDI thekson se do e realizojë me çdo kusht këtë ëndërr, madje, duke theksuar edhe unifikimin e shqiptarëve për të ashtuquajturën kauzë të saj.

“Me një votë të fortë dhe të unifikuar shqiptare, partitë maqedonase do të duhet të pranojnë kërkesën tonë për një Kryeministër shqiptar, pasi asnjë prej tyre nuk do të ketë shumicën në Parlament pa mbështetjen e shqiptarëve”, kanë thënë nga BDI.

BDI-ja është duke e synuar kryeministrin vetëm me kushtëzimin për formimin shumicës, edhe pse nga partia e Zaevit, theksuan se me këtë kusht, BDI-ja nuk do të jetë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar. Po ashtu, edhe VMRO-ja theksoi se ky kusht, i largon partitë për një koalicion të mundshëm, në vend që t’i afrojë. Për herë të pare, BDI-ja u shtriu dorën edhe partive të tjera shqiptare pavarësisht se deri dje i injoronte, përfshi edhe kandidatin shqiptar për president.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT