Zgjedhjet në Serbi/ 70% të votave të numëruara, Alternativa Demokratike Shqiptare ka dy mandate

Teksa zgjedhjet e përgjithshme në Serbi përfunduan ditën e djeshme, numërimi sot ka shkuar deri në 70% të fletëve të votimit.
Deri tani partia Alternativa Demokratike Shqiptare ka marrë 0.68% të votave të përkthyer në dy mandate.
Në zgjedhjet e djeshme votuan 2.122.773 qytetarë ose 50.32 për qind e elektoratit. Drejtori i Byrosë së Statistikave Miladin Kovaceviq, tha se, sipas rezultateve të përkohshme zgjedhore, shtatë lista zgjedhore hyjnë në Parlamentin serb, katër prej të cilave janë pakica.
Partia Progresiste Serbe e Vuçiç ka marrë 61.59 për qind të votave ose 191 mandate, duke fituar kështu bindshëm në këto zgjedhje, 10.32 për qind votuan për koalicionin SPS-JS të ministrit të Jashtëm Ivica Daçiç ose 32 mandate, SPAS i ish-sportistit Aleksandër Shapiç fitoi 3.64 për qind ose 11 mandate parlamentare.