“Zgjedhorja”, reagon ODIHR: Rekomandimet tona u morën parasysh, tani marrëveshje

Prej më shumë se 24 orësh SHBA, BE, OSBE dhe Britani e Madhe kanë vendosur të ulen në të njëjtën tryezë me Këshillin Politik dhe t’i bindin ata, me çdo kusht, që të gjejnë një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore, ku guri i themelit janë rekomandimet e ODIHR.

Madje një ditë më parë Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim u shpreh qartë se qëllimi i tyre është që Shqipëria të përmbushë rekomandimet e ODIHR dhe të jetë anëtarë ne BE.

“Nëse partitë do të arrijnë në konsensus përtej masave të kërkuara nga OSBE/ODHIR ne do të jemi dakord. Nëse konsensusi për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar nuk arrihet atëherë palët nuk duhet t’i vazhdojnë këto kërkesa.” – shpreh Yuri Kim të martën.

Real Story i është drejtuar zyrës së ODIHR në Varshavë duke i kërkuar një koment mbi gjithë zhvillimet e fundit. Në përgjigjën e mbërritur nga Zëdhënësja e ODIHR nënvizohet se pavarësisht dështimit të arritjes së një marrëveshje deri më 31 maj, ODIHR mbetet e gatshme për të dhënë mbështetjen e saj.

PËRGJIGJA E ODIHR:

“ODIHR vlerësoi angazhimin e Këshillit Politik për të adresuar rekomandimet tona.

Ishte për të ardhur keq që afati i 31 majit nuk u përmbush, por ne megjithatë jemi të gatshëm të vazhdojmë mbështetjen tonë.

Është shumë e rëndësishme që dialogu të vazhdojë dhe rekomandimet e ODIHR-it të jenë pjesë përbërëse e këtij dialogu.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT