“Zgjedhorja”/ Soreca: Të mbyllet tani marrëveshja, nëse doni negociata sa më shpejt me BE-në

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka reaguar, pas ambasadores amerikane Yuri Kim, për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë që dje aktorët politik dështuan të mbajnë fjalën e dhënë për miratimin e reformës brenda datës 31 maj në tryezën e këshillit politik.
Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme, shkruan Soreca, por ai shton se duhet të mbyllet tani në mënyrë që të niset me procesin e negociatave.
Statusi
Reforma elektorale në përputhje plotësisht me rekomandimet e OSBE / ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara në BE.
Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme, dhe duhet të konkludohet tani për të filluar negociatat e pranimit në Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur
Po kështu më herët, ambasadorja amerikane tha se palët duhet “të ndalojnë të insistojnë në pozicione jo të zbatueshme dhe / ose vendosjen e kushteve të reja”.