4 të prekur nga koronavirusi në burgun psikiatrik në Shqipëri

Në burgun e Zaharisë janë konfirmuar katër persona pozitivë për koronavirusin. Mësohet se të prekur janë dy persona mbi 60 vjeç si dhe dy më të rinj.

Abc news bën të ditur se sa i përket dy personave në të gjashtëdhjetave, ata janë dërguar në spitalin e burgut ndërsa dy të tjerët në burgun e Shën Kollit. Mbetet ende e paqartë pse këta dy të burgosur janëtransferuar në një institucion tjetër të vuajtjes së dënimit.

Në këtë burg mbahen persona që kanë probleme shëndetësore. Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka kërkuar prej kohësh qeverisë mbylljen e burgut psikiatrit në Zahari të Krujës, për shkak të kushteve shumë të vështira ku mbahen të burgosurit me probleme mendore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT