A do bëjë parti të re apo do të shkojë në Vetëvendosje? Flet Vjosa Osmani: LDK u kthye në një patericë e Thaçit

Vjosa Osmani do të vazhdojë të jetë e angazhuar politikisht, megjithëse nuk ka vendosur asgjë pas përjashtimit nga Lëvizja Demokratike e Kosovës

Osmani në një intervistë në emisionin Rubikon tha se të ardhmen e saj politike duhet ta mendojë më gjatë dhe se nuk do ta merr vetë vendimin.

Megjithatë, Osmani s’e përjashtoi as krijimin e një partie të re e as bashkimin me ndonjë parti tjetër – përfshirë Vetëvendosjen.

“Do ta vazhdoj angazhimin tim politik. Pas përjashtimit nga posti i nënkryetares së LDK-së s’është që ka mbetur hapësirë për bashkëpunim. Nuk kam ndonjë mëri personale ndaj asnjërit në LDK. “Cili do të jetë angazhimi im politik? Është çështje që kërkon më shumë kohë. S’janë vendime që mund të merren vetë sepse kam bashkëpunëtorë në LDK që komunikoj çdo ditë. Ka njerëz edhe jashtë në shoqërinë civile që më kanë përkrahur në vazhdimësi. Nuk është çështje që është vendosur. Nuk jemi në një situatë që mund të thuhet për këtë opsion apo atë tjetër”, tha kryepalamentarja.

Kryeparlamentarja klasifikoi në tri grupe partitë politike. “Të kemi një dallim të qartë sepse tashmë lufta politike s’është mes disa partive. Është luftë mes dy koncepteve – njëri që e ka më seriozisht çkapjen e shtetit, s’po e them si klishe por si domosdoshmëri , tjetri një grup që e kanë zhvatë shtetin që 20 vjet dhe të tjerët që iu shkojnë pas zhvatësve”, theksoi ajo..

Osmani tha se LDK është dëmtuar shumë edhe për mosmbajtjen e premtimeve të dhëna në zgjedhjet e 6 tetorit, por edhe për shkak të përjashtimit të saj.

“Elektorati i LDK-së është i shkëlqyeshëm dhe duhet të pyetet nëse dëshiron të vazhdojë me një koncept politik që LDK të shihet si aktor për kapjen e shtetit apo të jetë patericë politike e Thaçit”, theksoi kryeparlamentarja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT