A do mbyllet Shqipëria nga koronavirusi? Rama flet për gjendjen kritike në vend

Kryeministri Edi Rama ka folur për shpërthimin e koronavirusit, duke theksuar se tashmë Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për të përballur situatën.
Rama theksoi se Shqipëria nuk mund të mbyllet sërish, pasi kjo do të sillte pasoja kritike për vendin.
“Një mbyllje tjetër është diçka me përmasa jashtëzakonisht kritike për të gjithë. Një kontroll i rregullave në hapjen me polici dhe ushtri për çdo qytetarë është i pamundur. Rritja e numrave ndodh në të gjitha vendet që hapen dhe është çdo qytetarë që duhet të marrë përgjegjësinë vetë.
Ne po bëjmë çmos për sa na takon, por unë nuk mendoj se ne duhet t’i rikthehemi mbylljes. Por të gjtihë duhet të jemi të vetëdishëm se virusi nuk ka ikur.
Ne nuk rrimë dot, mbyllu-hapu se virusi është aty. Ne tani jemi të përgatitur për të përballur këtë rritje numrash, por nëse duam të ruajmë këtë trend dhe minimizojmë pasojat, çdokush duhet të marrë përgjegjësinë e veta”, deklaroi kryeministri.