“A i duan listat e hapura?”, Spiropali: PS-ja është gati, tani le të flasë Basha dhe Kryemadhi
Lista e hapura ka qenë sërish përplasja mes mazhorancës dhe opozitës në seancën e sotme parlamentare. Deputeti i opozitës, Mylsim Murrizi ka kërkuar edhe një herë që mazhoranca të miratojë listat e hapura.
Deputeti demokrat, Myslim Murrizi i konsideron pazare marrëveshjet e arritura mes mazhorancës dhe qeverisë. Në fjalën e tij në Parlament, Murrizi i bindur se nuk do të votojë kodin zgjedhor tha se qeveria kërkon të blejë deputetë në parlament.
“Çfarë po kërkojmë ne? Ata kanë futur 12 pika, ti shikojmë pikat e tyre. Nuk ka pse ikën Taulanti, duhet të vijë këtu të diskutojë me 42 deputetët e opozitës. Ju 74 keni. Hajde filloni hapni ankandin, tenderin me xhake dhe trastë në dorë si ata të tjerët. Do merrni deputetë për të bërë një ligj që të ndalohet trafikimi i votës së trafikimit do të bëhet me vota të trafikuara në parlament. Ku ka moral ku ligj. Ju doni tja shisni shqiptarët se po bëni një kod zgjedhor për të mos vjedhur votat, por ti vidhni në parlament. Ca keni bërë, opingat e Sheros keni bërë. OSBE ka thënë se militantët e partive vjedhin votat. Unë jam viktimë e dy mandateve të vjedhura. Pse një marrëveshje të sinqertë mes nesh doni ta quani pazar dhe 5 pazare të pista me ata i quani marrëveshje. Ky parlament ka parë pazar të pistë në 91, ka bërë pazar nga halli në 97. Ka bërë pazar të pistë në prill 2008 dhe në 2017. As unë nuk kam qenë dakord për marrëveshjen e 2008 dhe 2017 se nuk më pyeti njeri”, tha Murrizi.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, ka reaguar lidhur me debatin e vazhdueshëm mes palëve politike për sa i përket listave të hapura.
Sipas Spiropalit, Partia Socialiste është gati për diskutime, nga ana tjetër ajo ka shtuar pyetjen nëse janë gati kreu i PD, Lulzim Basha apo kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
“Nuk ka forcë që pranon gjithçka që i ofrohet, por qershia mbi tortë janë ata që shoqërisë civile, që thonë se rilindasit nuk i duan listat e hapura. Ja pra, rilinadasit, po thonë hajdeni ta diskutojmë, po tani ku janë këta, apo ishin masha e Bashës, që për vete është një mashë. Tani të përgjigjet masha Basha i do ai listat e hapura sikur ka deklaruar me Monika Kryemadhin, ne jemi gati” tha ajo.
Në përgjigje të deputetit Murrizi, Spiropali ka thënë se kjo maxhorancë do të dilte kampione e durimit. “Do dilnim kampione botnore në të gjitha parametrat, do fitonim medalje për durim në vend të parë, se nga ne kërkohet jo vetëm cfarë uji i dhe gomarit, por edhe e e piu gomari ujin. Ne jemi përgjegjës për gjithçka, vetëm para pak ditësh po dëgjoja disa reagime të disave që më shumë pëllasin sesa flasin, një ishte lider i partie të vogël që pretendonte se nëse marrëveshja nuk votohej si e kishte menduar ai do dilnin nga zgjedhjet dhe do shpallnin revolucionin nga fillimi, ata që janë në këtë Kuvend duke deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe vijnë këtu me pretendimin të respektohet një marrëveshje, firmosur nga njerëz të nderuar, ndryshe nga ju, janë të nderuar, por ajo marrëveshje tani duhet të marrë vulën e ligjvënësit, kurse ata që flasin mirë do ishte të futeshin aty dhe të respektojë pragun”- tha ajo.
Sipas saj, disa të tjerë, “na kërcënojnë publikisht, që ne tu japim gjithçka duan e vetë të mos kemi qasje, dialog me parlamentin, të respektojmë ata që ikën më vrap e të jemi ushtarë të një cete të shpartalluar që është aty jashtë. Por edhe me ju kemi rezerva, se na akuzoni jo sulltanat, diktaturë, keni parë ju ndonjë sulltan në botë që të mundohet të ulë të gjitha palët, të gjejë marrëveshje, më pas po ju si e doni, të pjekur, apo gjysmë të pjekur, nuk ka tiranë të këtij lloji”.
Spiropali një adresim e pati sot edhe për Shoqërinë Civile.
“Po Shoqëria Civile, ku është që doli i tha, lista të hapura nuk i duan rilindasit, ja ku e kanë, po themi i votojmë, këta pse janë fshehur këta, e kishin seriozisht këta që donin ti jepnin popullit të drejtën për të zgjedhur, apo ishin ca masha të masha Bashës që për vete është mashë. Tani masha Basha të përgjigjet i do listat e hapura ai si tha bashkë me Kryemadhin apo jo, ne jemi të hapur, do votojmë marrëveshje në kuvend jo në rrugë”- tha ajo.
Por deputeti opozitar Halit Valteri i kërkoi Spiropalit që ta lerë Bashën dhe të votojnë hapjen e listave në Kuvend. “Hidhe topin sa te oborri i SHQUP-it sa te i LSI-së propozimin e keni në tryezë. Mos u merrni me Lulin, se këtu e kishit, ju e doni se e keni koleg të vjetër. Merreni seriozisht se asnjë ligj tjetër nuk do të kalojë në parlament pa hapur listat”.