A u lobua nga Shqipëria kundër ambasadores së nominuar Kavalec? Yuri Kim thyen heshtjen: Unë përfaqësoj Trumpin

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim thotë nuk e ka idenë se çfarë ndodhi me tërheqjen e ambasadores së nominuar për në Shqipëri Kathleen Ann Kavalec.

Në një intervistë për “Real Story” në News24,  ambasadorja Kim tregon nëse e trashëgoi ajo emërimin e Kavalec duke ia lënë përgjegjësinë Presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

“Oh, e dini, për ne, nuk varet nga ambasadori, varet nga Presidenti. Dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara mbetet Donald J. Trump. Unë jam përfaqësuesja e tij ashtu si Cathy Kavalec apo çdokush tjetër i emëruar për postin do të kishte qenë përfaqësues. Pra, nuk ka ndryshim në politikë”, tha Yuri Kim.

Por a  është e vërtetë që edhe nga Shqipëria u lobua kundër saj? Kundër ardhjes së saj këtu?

“Nuk ia kam idenë. Nuk ia kam idenë”, tha Yuri Kim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT