Akuzat për krime lufte/ Pas 6 orësh përfundon marrja në pyetje e Thaçit në Hagë, nuk prononcohet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u mor edhe ditën e sotme në pyetje në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

Pas intervistimit, që zgjati gjashtë orë, Thaçi nuk u prononcua për mediat. Intervistimi i Thaçit do të vazhdojë edhe ditën e nesërme

Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi muajin e kaluar se në 24 prill kishte paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Aktakuza tashmë ndodhet në duart e gjykatësit të procedurës paraprake, i cili ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për ta konfirmuar ose për ta hedhur atë poshtë. Me konfirmimin e cilësdo prej akuzave të rreshtuara aty, i dyshuari bëhet i akuzuar dhe gjykatësi i procedurës paraprake mund të lëshojë një fletarrest apo një urdhërparaqitje.

Thaçi e ka bërë të qartë më herët se nëse aktpadia ndaj tij konfirmohet, ai do të japë dorëheqjen nga posti i presidentit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT