Ali Ahmeti shtyn ikjen në Hagë, u thirr nga Prokurori Special

Ali Ahmeti ka shtyrë paraqitjen e tij në Gjykatën Speciale të Kosovës, pasi është thirrur si dëshmitar, pasi ka qenë pjesë e kupolës së lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ahmeti, ka vendosur që të paraqitet në Hagë në fund të gushtit, duke dhënë kështu një sinjal politik, sipas të cilit qeveria e re e Maqedonisë nuk do të kondicionohet nga çështja e hetimeve të Prokurorisë Speciale të Kosovës, kundër ish-krerëve të UÇK-së.
Ftesa është dërguar para 15 korrikut, por atë datë Maqedonia e Veriut kishte zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndaj Ahmeti e ka shtyrë, ikjen në Hagë por bërjen publike të saj e dha pas 15 korrikut.
Ministria e Drejtësisë dhe e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut edhe sot heshtin për atë se nëse kanë qenë të informuar paraprakisht se Ahmeti do të thirret nga Gjykata Speciale dhe a ka edhe shtetas të tjerë që do të merren në pyetje nga kjo gjykatë?
Ahmeti në Hagë është i dyti që po shkon pasi paraprakisht në intervistë për tre ditë atje ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kujtojmë se më 24 prill Dhomat e specializuara në Hagë ngritën aktakuzë për krime të luftës.