Ambasadorja Kim në Vlorë: Që amerikanët të investojnë në Shqipëri duhet që …

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka vizituar sot qytetin e Vlorës ku u takua me kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli.
Gjatë bashkëbisdemit me kryebashkiakun, Kim theksoi rëndësinë e Reformës në Drejtësi.
“Shqipëria do të ecë përpara nëse zbatohen ligjet. Vetë kështu bizneset ameirkane mund të krijojnë besimin e nevojshëm dhe të investojnë në Shqipëri’.
“Kisha dëgjuar gjëra të bukura për Vlorën por duke ecur në rrugët e qytetit pashë që qyteti juaj ofron shumë. Teksa është kënaqësi për mua të shoh ndryshimet e Vlorës ndër vite.
Nëse në Shqipëri zbatojmë gjërat që na rekomandohen, ligjet atëherë e gjithë Shqipëria do të eci përpara. Është tepër me rëndësi zbatimi i reformës në drejtësi”, tha Kim