Ashpërsohen tonet/ “Këlyshi i Dobriça Qosiçit…”, zëdhënësi i Metës paralajmëron Ramën: Do mbetesh kujtim nga e kaluara

Pas kritikave që kryeministri Edi Rama mori nga Opozita e Bashkuar, Presidenca por dhe ndërkombëtarët për votimin e ndryshimeve kushtetuese, vijojnë reagimet dhe kundër-reagimet.
Komenti i fundit ka ardhur nga zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i cili paralajmëron kryeministrin Rama, duke i kërkuar të mos provokojë më tej shqiptarët.
“Këlyshi i Dobriça Qosiçit të mos provokojë më tej shqiptarët se do mbetet një kujtim nga e kaluara!”, shkruan zëdhënësi i Metës,” shkruan Blushi.
“I sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombëtarët janë frekuentuesit e dyshimtë të “China Club” në Berlin apo lobistët e sivëllait të tij që kërkojnë copëtimin dhe zhbërjen e shtetit të Kosovës. Çfarë mjerimi,” shkruajti më herët Blushi sërish pasi Rama akuzoi Metën si shkelës të Kushtetutës.
Nga ana e tij Presidenti Meta tha se kreu i qeverisë “e ftoi sot popullin shqiptar në një përballje historike”