BE izolon shqiptarët, por hap kufijtë për Ruandën, Marokun, Tunizinë…. Ja vendimi për Serbinë dhe Malin e Zi

Këshilli Europian ka azhurnuar listën e vendeve jashtë BE-së, për të cilat do të hapen kufijtë dhe do lejohet udhëtimi.

Sipas perditesimit te bere, lista, e cila është azhurnuar 16 ditë pasi u botua për herë të parë më 30 qershor, nuk përfshin ndonjë vend të ri, por heq dy vende të Ballkanit Perëndimor – Serbinë dhe Malin e Zi – për shkak të një rritje të rasteve të Coronavirusit ne dy javet e fundit.

Kufijtë mbeten të mbyllur për Shqipërinë dhe gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa BE ka parë të arsyeshme që të lejojë qytetarët e Marokut, Ruandës, Tunizisë, Gjeorgjisë, etj., që të udhëtojnë lirshëm në union pasi kanë përmirësim të treguesve në lidhje me koronavirusin.

Algjeria

Australia

Kanadaja

Gjeorgjia

Japonia

Maroku

Zelanda e Re

Ruanda

Korea e jugut

Tajlanda

Tunizia

Uruguaji

Kina, subjekt i konfirmimit të reciprocitetit

Banorët e Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikanit duhet të konsiderohen si banorë të BE-së.

Lista do të përditësohet përsëri pas 2 javësh. Duke filluar nga 1 korriku, shtetet anëtare të BE-së filluan gradualisht të heqin kufizimet e udhëtimit për banorët e disa vendeve të treta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT