BE zbardh video-takimin me Mazin: Diskutuam hapat për të ecur drejt anëtarësimit të Shqipërisë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka zbardhur sot video-takimin mes shefave të misionit dhe kryenegociatorit Zef Mazi.

Përmes rrjeteve sociale, BE shprehet se Mazi u ka prezantuar pjesëmarrësve prioritetet e tij.

“Sot shefat e Misioneve të vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri mirëpritën ambasadorin Zef Mazi, Kryenegociatorin e sapo emëruar. Ai prezantoi prioritetet e tij dhe së bashku diskutuam hapat që Shqipëria duhet të ndërmarrë me shpejtësi për të ecur përpara në procesin e pranimit në Bashkimin Evropian” – shkruhet në njoftimin për publikun.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT