Besimtarët myslimanë falin Kurban Bajramin (FOTO)

Myslimanët u falën sot në disa xhami të vendit dhe jo në shesh, siç ka ndodhur vitet e shkuara.
Për shkak të pandemisë së Covid-19, në koordinim me myftinitë e rretheve u mor vendimi që falja e Kurban Bajramit të mos bëhet në sheshe për të shmangur grumbullimet e mëdha, por nëpër xhami, duke zbatuar të gjitha masat.
Besimtarët janë detyruar të zbatojnë masat e sigurisë në xhami si dhe të ruajnë distancën e sigurisë.
Pavarësisht mesazhit dhe thirrjes së kryetarit të komunitetit mysliman Bujar Spahiu për respektimin e protokollit sanitar, në disa xhami u thyen masat anti-Covid.