Bilanci në Kosovë/ 6 viktima dhe 103 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Një rënie e lehtë e numrit të infektuarve me COVID-19 ka shënuar Kosova në 24 orët e fundit. 103 raste u regjistruan sot teksa 95 pacientë arritën të shërohen plotësisht, përfshi këtu edhe kreu i grupit parlamentar të LDK, Arben Gashi.

Në njoftimin zyrtar është bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë vdekur 6 pacientë me Covid-19 ndërsa një prej viktimave është nga Kamenica, e cila bëhet dhe viktima e parë me COVID-19 të paktën zyrtarisht në këtë komunë.

Ndërsa lajmi i mirë është se janë shëruar totalisht edhe 95 pacientë  me  koronavirus në Kosovë, duke e çuar në  2,640 numrin total të të shëruarve.

Me rritjen e sotme numri i  përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 124 që prej fillimit të shpërthimit. Ndërsa të infektuar numërohen 5,472 persona ku mes tyre raste aktive janë 2.708.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT