Bledi Mane: Vajzat u larguan nga Kisha pas konfliktit me ju? Pastor Muça: Mund të kenë pasur pakënaqësi por…

Pastori tha se për 3 vite Zhaneta, Anisa dhe Blerta Josifi kanë qenë pjesë në Kishën Rilindja për 3 vite por pastaj ishin shkëputur në mënyrë të papritur pa i treguar askujt.

“U larguan pas 6 vitesh në mënyrë të papritur, pa i thënë askujt asgjë. Dhe pse u interesuan shoqet e tyre, patën një prerje të papritur të marrëdhënies me këta njerëz,” tha Pastori.

Ndërkohë nga ana tjetër gazetari Bledi Mane tha se diçka ka ndodhur duke iu referuar një shkrimi të gazetës Tema, se gratë e familjes Josifi janë larguar nga Kisha pas një konflikti me Pastorin Muça.

Por këtij reagimin, pastori iu përgjigj duke thënë se nuk është në dijeni të asnjë pakënaqësie të vajzave.

“Ndoshta në mendjet e vajzave mund të kenë pasur pakënaqësi, por kurrë nuk janë shprehur. Nuk jam në dijeni të këtyre problemeve.

Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte, unë kam qenë udhëtim për të filluar pushimet në Vlorë. Në darkë marr një mesazh që thotë a i keni parë lajmet. I thashë që i kam parë por nuk e dija për kë bëhet fjalë. Ai më tregoi që bëhej fjalë për disa vajza të Kishës sonë.

Kisha nuk ka më autoritet për atë përson dhe nuk merr përgjegësi me atë person, aq më tepër kur bëhet fjalë për një shkëputje prej 6 vitesh.

Duhet të jetë një dorë, mendje e zë që i ka stopuar ata nga e vërteta duke i futur në qorrsokakut e asaj që quhet përjetësi përmes vetëflijimit, që Kisha jonë nuk e predikon.

Një pastor i një Kishe nuk është në gjendje të dijë se çfarë do bëjë dikush që është shkëputur prej kohësh nga Kisha,” tha Muça.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT