“Borxhi publik në 80%”, Basha akuzon sërish: RAMAVIRUSI po i jep goditjen fatale ekonomisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama për gjendjen ekonomike në të cilën ndodhet vendi.
Kryedemokrati shprehet se Rama po i jep goditjen fatale ekonomisë me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80%.
Sipas Bashës, ky borxh po përdoret për të mbushur xhepat e kryeminisrit dhe oligarkëve të tij.
“Për shkak të RAMAVIRUSIT, sot gjysma e shqiptarëve janë pa punë dhe mbijeton në kufirin e varfërisë,” shkruan Basha në Facebook.
Statusi i plotë
RAMAVIRUSI po e gërryen nga brenda ekonominë tonë. Me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale. Ky borxh që rëndon mbi qytetarët po përdoret jo për ti ndihmuar ata në këto ditë të vështira, por për të mbushur xhepat e Ramës dhe oligarkëve në shërbim të tij. Për shkak të RAMAVIRUSIT, sot gjysma e shqiptarëve janë pa punë dhe mbijeton në kufirin e varfërisë.
Por shqiptarët kanë mundësi të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që jua lehtëson barrën e taksave dhe që rrit punësimin dhe investimet. Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do ti lërë më në mëshirën e fatit, por do tju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira. Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne.