Çfarë do t’i propozojë Macron, kryeministrit Hotit në Paris?

Një vit më parë presidenti i Francës, Emmanuel Macron i propozoi kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Ramush Haradinaj, që të pezullonte taksën 100% për prodhimet serbe për të paktën 4 muaj, e të merrte liberalizimin e vizave në këmbim.

Haradinaj, siç dihet nuk pranoi që të pezullonte masën dhe më pas ndodhën ata zhvillime që dihen. Sot Presidenti i Francës, ka thirrur Pallatin Elysse, kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, para takimit që do të mbahet në fundjavë nëpërmjet Hotit, e Vuçiçit, në ndërmjetësinë e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe negociatorit për Kosovën, Miroslav Lajçak.

Përveç Hotit, Macron do të takojë edhe Vuçiç, por enigma është se çfarë do të përmbajë formula e kësaj radhe. Sipas gjasave, Macron nuk bisedon thjesht për t’i ulur palët, por për një zhvillim të rëndësishëm.

Taksa 100% nuk ekziston më, ndaj ka shumë gjasa që kësaj radhe steka të rritet edhe më shumë, sidomos pas dështimit të samitit të Uashingtonit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT