Covid-19 dhe moti i freskët nuk ndalin pushuesit nga Kosova, dynden drejt bregdetit shqiptar

Një fluks i madh qytetarësh kosovarë janë nisur drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën.

Edhe pse moti nuk ka qenë i qëndrueshëm, apo dhe situata e vështirë në të cilën ndodhen dy vendet për shkak të Covid-19, kjo nuk i ka ndalur aspak turistët kosovarë të vijnë drejt brigjeve shqiptare.

Në pamjet e publikuara në mediat kosovare duket një radhë e madhe njerëzish që presin të futen në pikën kufitare të Morinës.

Vetëm në dy orë, në Morinë kanë hyrë me shumë se 15 mijë qytetarë. Policia kufitare, e cila punoi me kapacitet të plotë të sporteleve, vijoi procedurën e përshpejtuar të kalimeve për shkak të fluksit të lartë të automjeteve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT