Covid-19/ Rama në Samitin e liderëve të Ballkanit: Jemi goditur rëndë, duhet një plan ekonomik

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor ku u diskutua për vështirësitë që ka shkaktuar Covid-19 në shoqëri dhe ekonomi.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare, tha se Ballkani do të jetë rajoni më i goditur prandaj duhet të kompensim i të gjitha vendeve duke bashkëpunuar më shpejt.

Sipas Ramës duhet një plan praktik ekonomik rajonal i implementuar dhe monitoruar nga gjithë liderët e ballkanit por duke përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë.

”Të gjithë jemi goditur në mënyra të ndryshme. Disa me fragmente, disa me ndryshime. Ne për shembull, dhe disa si ne duke ulur numrat në turizëm dhe duke ndikuar në ekonomi. Në këto kushte ne mund të kompensohemi me më shumë dhe më shpejt bashkëpunim. Por jo të ripërsërisim çfarë kemi përsëritur për vite.

Aq lehtë sa e bëjmë kur na thërret një Këshill Europian, mund ta bëjmë shumë mirë mes nesh fare lehtë brenda vendit. Nëse të gjithë që jeni këtu do na bashkoheshit, do ishte më mirë. Mendoj se duhet të ecim më shpejtë, e mos të dëgjojmë politizimin që i bëhet këtij procesi, sepse kurrë nuk i ka ardhur në ndihmë njerëzve. Duhet ta kalojmë këtë periudhë pandemie, duke menduar se së bashku mund ta arrijmë potencialin, e tani po presim për liderët e vendeve të tjera”- tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT