Daily Mail për flamurin “Autokton” që po shpërndahet në rrjete sociale: Kosova e shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008

Ylli britanik i muzikës pop, Dua Lipa ka ngjallur polemika me një postim lidhur me nacionalistët ekstremë shqiptarë.

Lipa postoi një fotografi të një harte që tregon kombet e Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe pjesë të vendeve fqinje, në një flamur të kuq të zbukuruar me emblemën e shqiponjës.

Flamuri u shpalos gjatë një ndeshje futbolli të vitit 2014 midis Serbisë dhe Shqipërisë, duke shkaktuar një zënkë masive.

Kosova e shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, duke u bërë vendi më i ri i Evropës, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Sinjali.

Serbia dhe Rusia nuk e njohin Kosovën, por shumica e vendeve të tjera, po.

Sipas BBC, tifozët dhe kritikët akuzuan Lipën se po mbron ekspansionizmin shqiptar, që përfshin krijimin e një Shqipërie të Madhe.

Këngëtarja me origjinë shqiptare kaloi një periudhë të fëmijërisë së saj në Kosovë.

Postimi i diskutueshëm erdhi menjëherë pasi përdoruesit e mediave sociale filluan të shpërndajnë një peticion duke kërkuar që hartat e Apple të përfshijnë Kosovën si një shtet të veçantë.

Një ditë më parë, Lipa postoi një fotografi në Instagramin e saj, ku shkruhej: ‘Pse Kosova nuk është dhe nuk do të jetë kurrë Serbi’, ndërsa kërkoi që Apple të vendosë Kosovën dhe Palestinën në hartat e tyre.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT