Dick Marty dhe Kosova (dhe një tradhti nga Qeveria e Berishës, që i hapi rrugë hetimit të UÇK-së)
Nga Iris Gjinovci
Ne nentor 2010, Dick Marty tmerroi boten me deklarimet e tij, ne nje konference ad hoc ne Paris, kur akuzoi udheheqesit e UCK, si kriminele qe iu kishin nxjerre organet serbeve te zene rob nga UCK, per t’i shitur ne tregun boteror. Sipas Martit, pjesa operacionale e aktivitetit ishte zhvilluar ne nje shtepi fshati ne malesite e Burrelit ( e cilesuar ‘shtepia e verdhe’).
Aty, mbi tavolinen e kuzhines, vriteshin roberit e lidhur dhe iu nxirreshin organet. Luftetaret e UCK i vinin ne kutia plastike dhe i transportonin pergjate nje ecje shumeoreshe ne shtigje malore derisa dilnin ne rruge automobilistike, ku i priste nje makine qe i conte ne aeroportin e Rinasit. Aty kalonin doganen dhe udhetonin per ne drejtim te paditur. Nje formulim i tille, i pabesueshem edhe per mendjet me kretine, do te krijonte hilaritet te cilido gazetar ne bote, po te mos ishte Marti deputet i Asamblese se Keshillit te Europes dhe targeti i sulmit te tij: Kosova, qe ne ate kohe po behej gati te fillonte dialogun me Serbine.
Per tre muajt vijues, mediat europiane (pervec asaj angleze, qe u tregua kritike ndaj akuzave te Martit) nuk u rreshten mbi “krimet e UCK”. Televizionet zvicerane hapnin dhe mbyllnin emisionet e lajmeve duke nxitur llahtaren me detajimin e ‘abominables crimes de l’UCK’ , deklarime keto qe tejkalonin cdo mase te lejueshme nga ligji ndaj te dyshuarve per krim.
Si president i Albanian International Scholarship Foundation me seli ne Gjeneve, Asllan Gjinovci i shkroi nje leter televizionit zviceran ku kerkonte ndalimin e akuzimeve mediale per trafik ilicit organesh, sepse, pervec thashethemeve qe evokonte Marty, nuk ekzistonin tregues te fajesise se UCK-se, por, sidomos, nuk ekzistonin prova qe kishte patur krim: nuk njiheshin persona te identifikuar si te trafikuar ose nuk ishin gjetur kufoma me organe te hequra. Nderhyrja ishte me vend dhe televizonet e zbuten menjehere tonin, duke futur nocionin e dyshimit mbi akuzat. Vijuan deshmia e Florence Hartmann, qe tregoi se Marty nuk mund te kishte asnje prove, sepse vete Gjykata per krime lufte ne Jugosllavi kishte hetuar me vite mbi keto thashetheme serbe dhe i kishte gjetur perfundimisht pa asnje baze.
Me pas, intervistimet me mjeke specialiste saktesonin qe nje aktivitet i ketij lloji ishte i pamundur, sepse kerkonte procedura kohore, dije dhe infrastruktura jashtezakonisht te specializuara qe nuk mund te improvizoheshin ne nje vend si Shqiperia, ne kushtet e nje lufte qe kishte zgjatur vetem disa muaj. Por Marty ishte i vendosur ne synimin per te rrezuar mitin e UCK si levizje cliruese dhe per ta paraqitur si organizate kriminale, nga ku dilej kollaj te pajustifikueshmeria e luftes se Natos kundra Serbise per clirimin e Kosoves.
Si rrjedhim, serbet vetem ishin mbrojtur nga agresioni dhe mizoria cnjerezore shqiptare. Pervec te tjerash, kjo do te ndihmonte shume serbet ne dialogun qe do te fillonte se shpejti midis Kosoves dhe Serbise, ku serbet nuk donin te vinin si fajtoret e vetem dhe ku do te ballafaqoheshin me Thacin dhe UCK luftetare e fitimtare te luftes.
Nje rezolute per hapjen e nje procedure ligjore per hetimin e krimeve u dorezua ne Asamblene e Keshillit te Europes. Datat 25 dhe 26 janar 2011 u caktuan per degjesen e paleve akuzatore dhe mbrojtese te ketij krimi. Presidenti i Serbise, Boris Tadic u paraqit dhe foli per Serbine, akuzoi UCK per trafik organesh e krime te tjera dhe kerkoi qe Kosova te mos pranohej ne Keshillin e Europes (http://www.assembly.coe.int/nw/xml/Speeches/Speech-XML2HTML-FR.asp?SpeechID=221), kurse Shqiperia qe ishte pale mbrojtese, sepse trafiku i supozuar ishte zhvilluar ne territorin e saj, nuk u paraqit. Per koincidence, pese dite me pare, ne 21 janar, ne Tirane kishte ndodhur dicka e papare ne historine e Shqiperise: kater qytetare qe po rrinin ne bulevard, ne shenje proteste, u vrane ne mes te dites nga bresheri automatikesh.
Meqe as Kosova dhe as Shqiperia nuk dorezuan dosje mbrojtese dhe nuk u perfaqesuan ne debat, Asambleja e Keshillit te Europes doli me rezolute qe te hetoheshin akuzat e Martyt. Ketu mori zanafillen procesi hetimor qe zgjat prej dhjete vitesh.
Deri ketu, reputacionin e Kosoves mund ta shohim si viktime e nje komploti nderkombetar, qe perpiqet te niveloje politiken kriminale te Serbise ne Kosove me veprimtarise e UCK. Por cfare ndodh tani e tutje, cfare kemi ne dore te bejme per te mbrojtur reputacionin e Kosoves? A munden Institucionet shteterore dhe sidomos Kuvendi i Kosoves, qe eshte perfaqesuesi me legjitim i Kosoves, ta ripozicionojne Kosoven duke perdorur hapesirat normale te veprimit per nje shtet sovran?
Prononcimi publik i prokurorit te Gjykates speciale kunder Hashim Thacit, President i Kosoves, tamam ne momentin kur ai udhetonte ne Washington per te rifilluar dialogun me Serbine, ka cenuar boterisht jo vetem reputacionin e individit dhe Presidentit Thaci, por ka demtuar interesat e Kosoves ne teresi. Kuvendi i Kosoves, qe eshte krijues i Gjykates speciale dhe ka sovranitet mbi te, duhet te siguroje qe ky institucion ligjor i Kosoves nuk eshte nen ndikimet e fuqive te huaja, miqesore apo armiqesore ndaj Kosoves, por zhvillon veprimtarine e tij vetem brenda mandatit te tij qe eshte: hetimi dhe gjykimi i krimeve te luftes te kryera ne territorin e Kosoves. Sovraniteti i Kuvendit te Kosoves mbi Gjykaten speciale, misherohet, drejtperdrejt, duke thirrur kryetarin e Gjykates speciale ne audience perpara Kuvendit qe te jape llogari per ceshtje kyce si :
1.Cfare pune ka bere Gjykata deri tani, cfare krimesh lufte jane evidentuar, sa dosje me akuza jane ne pergatitje, sa shkojne per gjykim? Sa vite planifikohet te zgjase veprimtaria e gjykates.
2.Cilat jane shqetesimet e gjykates, pse shprehet se ka frike se do te nderpritet mandati i saj? Perse Gjykata ne vend qe te perdore rrugen zyrtare e t’i kerkoje sqarime Kuvendit mbi kohezgjatjen e mandatit, merret me thashetheme dhe i qahet shtypit boteror? Gjykata eshte njesi sherbimi ligjore e Kosoves, si e tille ajo nuk ka per mandat te luftoje per veteekzistence, as te veproje si instrument politik qe i kundervihet shtetit te saj duke bere aleanca me shtypin boteror. Rruga e komunikimit e prokurorit te ceshtjes kalon nga Kryetari i Gjykates, i cili mund t’ia transmetoje cdo shqetesim Kuvendit te Kosoves qe ka krijuar gjykaten, jo shtypit boteror
3.Cfare masash mori Kryetari u Gjykates speciale pas prononcimeve publike te prokurorit? A u zbatua rregullorja e gjykates, a u suspendua prokurori, a ka filluar procedura ndaj tij per nxjerrje te sekretit hetimor, per baltosje pa nevoje dhe arsye te individit Thaci, te presidentit Thaci, te UCK-se dhe te Kosoves, per hedhje publike dyshimesh per perpjekje ilicite te Kuvendit te Kosoves per t’i nderprere mandatin?
Nese nuk ka marre masa, pse jo? Kush, brenda apo jashte Gjykates, e mbron prokurorin dhe e shtyn te veproje joligjerisht? Per Gjykaten speciale, Kosova mori juriste te huaj qe ta bejne punen ne perputhje me ligjet, jo me shantazhe e presione per demtim reputacioni te saj. Nese jane te tille nuk jane profesionistët qe na duhen, por jane nepunes te shtetit te Kosoves qe kane shkelur ligjet. Ata duhen vene para pergjegjesise se kane demtuar qellimisht reputacionin e Kosoves, kur nuk kishte asnje arsye apo nevoje per ta bere.
4.Me tej, problemi i dosjeve per 100 te vrare dhe 1000 deshmitare ngre ceshtjen e pamundesise se zgjidhjes dhe te zgjatjes se gjyqit dhe hetimit. Kur akuzat e Dick Martit per trafik organesh jane harruar tashme, dhe dhjete vjet nuk i kane mjaftuar as Eulexit as Gjykates speciale te ngrejne nje aktakuze te vetme precize, por flasin me fjale te pergjithshme ose shifra te stermedha (1000 deshmitare) e megjithate procedojne me intervista me te dyshuarit, duke shpresuar se mos kapin ndonje informacion prej tyre, kjo ngre pyetjen a kane prova apo vetem qellime, cilat jane bazat e informacionit qe justifikojne vazhdimesine e punes dhe, sidomos, sa do te zgjase?
Me keto qe ndodhën, del pra domosdoshmeria qe Kuvendi te punoje me Gjykaten per ta orientuar dhe monitoruar punen e saj. Gjithashtu Gjykata kushtetuese mund te prononcohet per ligjshmerine e gjithe ketyre ceshtjeve dhe per te caktuar nje instrument monitorues qe do te analizoje nevojen e vazhdimesise se Gjykates speciale ne varesi te shanseve qe ajo ka te konkludoje ceshtjet qe ka hapur.
Nese mbi bazat e deritanishme, nuk ka shanse te arsyeshme qe do te arrihet ne denime dhe qe do te behet drejtesi per keta 100 persona te vrare njezet vjet me pare, nga serbe apo shqiptare, Kuvendi duhet te pozicionet dhe te vendose. Edhe Europa. Ajo ndoshta ka tani nevoje t’i shpenzoje diku tjeter ato 400 milione eurot e taksapaguesve te saj qe i ka vene buxhet per Gjykaten speciale (mesatarisht 4 milione per hetimin dhe gjykimin e nje krimi !), ne vend qe te insistoje te gjeje gjilperen ne kashte, per t’i bere qefin serbeve dhe per ta mbajtur Kosoven larg nga rrjedhat europiane.
Keto e te tjera Kosova duhet t’i zgjidhe duke i dale zot vetes dhe te mos mbahet peng i thashethemeve te Martit per disa dhjetravjecare te tjere. Atyre qe gezohen se njolloset reputacioni i disave, duhet te kuptojne se njolloset vetem Kosova, shteti yne, kombesia jone, e sotmja dhe e ardhmja e popullit te Kosoves.
Europa ka treguar se ka kujtese te gjate historike ne dashurite dhe antipatite e saj. Shpresoj se dite me te mira do te vine pas ketyre ndeshjeve te forta, por shanset per kete shtohen kur institucionet e Kosoves i dalin zot Kosoves.