‘Dikujt iu falen borxhet, dikujt burgu…’, Basha sulmon deputetët ‘tradhtarë’: Ja si i kontrollon Rama
Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka quajtur kolaboracionistë deputetët e opozitës që refuzuan djegien e mandatit dhe qëndruan në parlament. Sipas tij, shumica firmosën për djegien e mandateve, përveç dy tre rasteve. Sipas Bashës, mes atyre që firmosën për djegien e mandateve ishte edhe Myslim Murrizi.
“Myslim Murrizi ka nënshruar për lënien e mandateve. Me dy tre përjashtime, të gjithë kanë nënshkruar për lënien e mandatit. Pastaj kanë ndodhur çudira të mëdha, dikujt ju falen borxhet e kazinosë, dikujt i falën burgun e vëllait”
Kryedemokrati tha se pas nismës së Murrizit për të ndaluar koalicionet fshihet Edi Rama.
“Deputetët e opozitës parlamentare kontrollohen nga Rama. Është Rama pas kësaj, prandaj kërkon prishjen e koalicioneve”, tha Basha në Zonë e Lirë.