Drejtori i Urgjencës Skënder Brataj: Covid-19 ende në valën e parë, mund të zgjasë deri në …

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli sot për situatën e Covid-19 në vend. Ai theksoi se vala e parë është ende prezente, ndërsa e krahasoi Covid-19 me viruset e tjera në të kaluarën.

“Ne i kemi dhënë mundësi të shpërhapjes së menjëhershme. Virusi nuk e dimë sa do të rrijë. Në historinë e pandemive ka pasur sezone edhe vite. Ato të mesjetës kanë zgjatur 6-7 vjet.

E fundit, gripi spanjoll ka zgjatur 2 vjet. Mund të zgjasë ky si grip dhe ndërkohë i vjen sezonaliteti i gripit të zakonshëm që e përkeqëson gjendjen. Do ti shtohet edhe një ushtar tjetër në krah. Vala e parë nuk ka ikur, e kemi prezent. Zakonisht këto të fundit kanë qenë vala e parë 6-7 muaj, pastaj të tjera deri në zhdukjen e tij”, u shpreh ai në ABC.

Më tej, Brataj tha se faza e fillimit ishte e frikshme për shkak edhe të panjohurës që mbarte virusi. Ndërsa, sot sipas tij janë rritur kapacitetet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT