Dy të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, situatë shqetësuese tek Infektivi

Dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë tha se një 64 vjeçare nga Shkodra e një 63 vjeçare nga Elbasani kanë humbur jetën nga Covid-19.
Situata paraqitet shqetësuese edhe tek Spitali Infektiv, ku 90 pacientë te shtruar, 10 ne terapi intensive, 5 gjendje te rende.