E rëndë/ 2 gra vdesin nga Covid, Ministria: Situata është serioze në spital

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit dy gra kanë humbur jetën nga Covid në spitalin Infektiv. Bëhet me dije se viktimat janë një 58 dhe 59 vjeçare nga Tirana.

“Fatkeqësisht, dy qytetare nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19 në spitalin infektiv, ku po trajtoheshin në terapi intensive si pasojë e simptomave të rënda të shkaktuara nga Covid19. Pacientet 58 dhe 59 vjeç nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën të mbijetojnë megjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave. Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar. Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë”, njofton Ministria.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT