Edhe në shtëpi? Eugena Tomini sqaron vendimin: Ja rastet për mbajtjen e maskave me detyrim! Kur personi…

Eugena Tomini, shefe e Survejancës e Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në IShP sqaroi vendimin e marrë për të bërë me detyrim vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura, si një masë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të kufizuar përhapjen e COVID- 19.

Tomini tha se përdorimi i maskës në ambientet e mbyllura do të përcaktohet sipas sipërfaqeve të përcaktuara të distancimit fizik dhe respektimit të kësa hapësire.

Përsa i përket mbajtjes së maskave në ambientet e shtëpisë, Tomini tha se është e domosdoshme përdorimi i saj në rast se bëhet fjalë për raste të dyshuara me koronavirus deri në periudhën e përfundimit të karantinimit.

“Në ambientin e shtëpisë duhet mbajtur një maskë për personat që janë në vetëizolim, që kanë shenjat minimale, mesatare dhe monitorohen nga strukturat përgjegjëse dhe një person që i shërben një tjetri që është me shenjua të dyshuara dhe është i vetëizoluar në shtëpi, sigurisht personi duhet të mbajë patjetër maskën për të gjithë periudhën e karantinimit apo 21 ditë për të cilin ai negativizohet.“, tha Tomini për abcnews.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT