Ferrit i Covid- 19/ Të dhënat dramatike nga brenda Spitalit Infektiv

Siç është bërë e ditur nga autoritetet shëndetësore në vend gjendja e përhapjes së infeksionit të Covid 19 në vend është e rëndë, e më dramatike shfaqet ajo e të shtruarve në Spitalin Infektiv.
Një burim për Gazeta “Shqip” nga ky spital, pjesë e stafit që shërben pacientëve, ka bërë të ditur se ka një gjendje vërtetë të komplikuar, edhe pse përkushtimi i personalit është i larta.
Drejtuesit e Infektivit kanë vendosur një protokoll ku stafit mjekësor dhe infermierët veprojnë me një protokoll turni 4 orë pa ndërprerje e më pas bëjnë pak pushim si pasojë e pamundësisë së durimit të mjeteve mbrojtëse nga koronavirusi.
Nga ky burim mësohet se situate më e rëndë në këtë spital është e pacientëve që janë të intubuar, që fatkeqësisht janë shtuar ditëve të fundit.
Siç edhe është bërë e ditur, ka një rritje të fatalitetit nga të intubuarit, edhe për shkak të një rritje të çuditshme të agresivitetit të sëmundjes në trup, e siç mësohet ky konsiderohet edhe problem më i madh.
Në lidhje me pamjet e polemikat e përhapura për ekzistencën e shisheve të ujit që u injektoheshin pacientëve, burimi bën të ditur se ajo nuk është gjë tjetër veçse dhënie e ujit në rrugë sonde, pasi pacientët nuk kanë fuqi ta marrin atë në mënyrë normale. Pacientët në Reanimacion edhe në reparte të tjera marrin si ushqimin ashtu edhe ujin me sondë.
Ndërkaq, mësohet se problem i fatalitetit të intubuarve konsiderohet edhe më i komplikuari dhe personeli mjekësor ka hartuar një protokoll të ri terapie emergjence për të shpëtuar sa është e mundur jetën e tyre, që në këtë rast është në situatë dramatike.
Përveç oksigjenit në mënyrë mekanike, po aplikohen edhe protokolle shtesë ndërhyrje nga mjekët reanimatorë, duke marrë edhe të rejat e fundit nga spitalet e ndryshme në botë.
Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë ngriti alarmin për rritjen e numrit të shtruarve në spital. Gjatë javës që lamë pas, kishim një trend në rritje të rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, me një mesatare javore rreth 90 raste.
Një trend në rritje janë edhe rastet që janë shtruar në spital apo që kanë kërkuar trajtim në terapi intensive. Në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar. Janë kryer 267 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 81 raste pozitive.