Festa me familjen në plazhin e Durrësit/ Si u infektua 44-vjeçarja që vdiq në spitalin Infektiv (Detajet)

Zbardhen detaje të reja nga rasti i 44-vjeçares me Covid-19, e cila ndërroi jetë ditën e sotme në spitali Infektiv.

Dyshohet se ajo bashkë me nënën dhe motrën e saj janë infektuar në një festë familjare që kanë zhvilluar në Durrës fundjavën e shkuar.

Për pasojë të infektuar janë edhe kunati i 44-vjeçares që ndërroi jetë ditën e sotme dhe disa të afërm të tjerë të saj.

Pjesa tjetër e të infektuarve nuk kanë shfaqur simptoma të rënda, ndërsa motra e saj vijon të jetë e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku është e intubuar. /abcnews

Back to top button
LAJMET E FUNDIT