FOTO/ Merkel me flamurin e Kosovës në krah, komunikon me Vuçiç: Rruga e vetme, njohja e Kosovës. Surrati i Vuçiç i kuq si spec nga nervat

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një takim online me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ka pasur në krah flamurin e Kosovës.

Presidenti serb është ndjerë në siklet, ndërkohë që mesazhi i Merkel ka qënë i qartë: Njohja e Kosovës, rruga e vetme për Serbinë.

Foton e ka postuar në adresën e tij në rrjetin social, ish kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu.

Postimi i Spahiut:

Po ndodh: Merkel sfidon publikisht Aleksandër Vuçiç, duke vendosur në krah #flamurin e Kosovës.

Gjatë bisedës online ajo i ka treguar botës se Serbia s’ka asnjë rrugë veç njohjes e shtetit të Kosovës!

Surrati i Vuçiç i kuq si spec nga nervat ?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT