Gjendje e rënduar në spitalin infektiv, ja sa pacientë janë në gjendje të rëndë

Në 24 orët e fundit dy pacientë të tjerë humbën jetën nga Covid në vendin tonë. Ndërkohë, u identifikuan 74 persona me koronavirus, shifër kjo mjaft e lartë për vendin tonë.
Situata në spital mbetet serioze, ku është rritur numri i shtrimeve, madje edhe i moshave të reja.
“Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja. 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamzë, Gjirokastër, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe”, njofton Ministria.
COVID-19 – Statistika (7 Korrik 2020)
Testime totale 29669
Raste pozitive 3038
Raste të shëruara 1744
Raste Aktive 1213
Humbje jete 81 (Qarku Tiranë 44, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 477
Durrës 221
Shkodër 167
Vlorë 115
Lezhë 63
Fier 49
Korçë 30
Elbasan 25
Kukës 24
Berat 16
Gjirokastër 15
Dibër 11