‘Gruaja e kompozitorit të madh prej ditësh me temperaturë e si bëhet tamponi’, shpërthen mjeku Vargu: Zemërgurë, turp t’ju vijë!

Mjeku i Urgjencës në QSUT Petrit Vargu, njihet për natyrën e tij kritike, kryesisht ndaj menaxhimit të situatës aktuale që po kalon vendi si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Me anë të një statusi të fundit të publikuar në facebook, mjeku Vargu denoncon duke thënë se gruas së kompozitorit të famshëm Feim Ibrahimi nuk i bëhet tamponi, edhe pse ka ditë me temperaturë dhe kërkon ndihmë.
I revoltuar, ai i bën autoriteteve përgjegjëse që të kenë respekt jo vetëm për jetën e një njeriu, pasi ajo është e shenjtë, por të kenë respekt për vetë kompozitorin Ibrahimi dhe për bashkëshorten e tij, mësuese e shumë brezave që sot janë bërë avokatë, mjekë e inxhinierë.
“Turp t’ju vijë, qenkeni të pakorrigjueshëm”, shkruan ai i revoltuar.